Lajmet e fundit

Pas thyerjes së selisë qendrore të LDK-së në Prishtinë, janë thyer edhe zyrat e saj në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Kodrën e Trimave, njofton Klan Kosova.
Siç shihet janë thyer xhamat e këtyre zyrave, ndonëse nga pamjet shihen edhe Policia e Kosovës, që kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Nuk dihen ende motivet e rastit dhe po ashtu nuk dihet nëse është arrestuar dikush.