Lajmet e fundit

Janë thyer xhamat e dy ordinancave të Qendrës së Mjekësisë Familjare, në fshatin Orize të Gjakovës.
Në raportin e policisë thuhet se rastin e ka raportuar në polici një punonjëse e QMF-së.
Thyerja e xhamave dyshohet se mund të jetë bërë nga fëmijët nga parku në afërsi të QMF-së. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, transmeton Klankosova.tv.