Lajmet e fundit

Emily Platt, është një nxënëse 16 vjeçare.
Ajo së fundmi ka marrë një çmim se për 12 vjet nuk ka munguar as edhe një ditë në shkollë, transmeton Klan Kosova.
Platt që jeton në Blackpool, po cilësohet si një nga të vetmet nxënëse në Angli që e ka këtë rekord, me gjithsej 2,380 ditë në shkollë.
Emily është shprehur se ajo se nuk ka bërë asgjë më shumë, se aq sa ajo supozohet të bëjë.
“Mua më pëlqen shkolla”.
“Nuk jam e veçantë. Unë vetëm zgjohem çdo ditë dhe shkojë në shkollë”.
“E këtë e kam bërë gjatë tërë jetës”.