Lajmet e fundit

Burimi anonim i cili qëndronte prapa publikimit të “Panama Papers”, ka folur për herë të parë duke ofruar ndihmë autoriteteve ligjore përgjatë hetimeve, në shkëmbin të imunitetit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Në deklaratën e shkruar, ai tregon që kurrë nuk ka punuar për ndonjë qeveri apo agjension spiunazhi, dhe motivi i tij ka qene barazia e të hyrave financiare.
“Panama Papers” ka shpalosur kompanitë “offshore” të disa prej njerëzve më të pasur në botë dhe si u kanë ikur taksave ata.
Dokumentet e publikuara i përkasin kompanisë ligjore Mossack Fonseca.