Lajmet e fundit

“Thriller” nga Michael Jackson nuk është më albumi më i shitur në historinë e muzikës. Sipas Shoqatës së Industrisë së Regjistrimit në Amerikë, disku i Eagles “Hitet më të mëdha 1971-1975” të publikuar në 1976 mori 38 milionë disqe platini që arrin në 38 milionë kopje të shitura. Kjo e zbret në vendin e dytë “Thrillerin” e Michael Jackson duke patur parasysh se sipas të dhënave të RIAA mund të llogarisë vetëm 33 disqe platini.
Gjithsesi këto të dhëna janë të diskutueshme sepse rekordi botëror i Guinnessit i atribuon “Thriller” një total prej 51 milion kopjesh të shituara që nga viti 1982. Duke mos llogaritur më pas postimin që u shfaq me 10 prill 2015 në faqen zyrtare të Instagramit të Mbretit të Popit në të cilin falënderoheshin të gjithë fansat që tejkalonin numrin 100 milion të disqeve të shitura në mbarë botën, shkruan blitz, transmeton Klan Kosova.