Lajmet e fundit

Një burrë i cili pretendon se ilaçet kundër dhimbjeve e kthyen atë në homoseksual, thotë se nuk dëshiron të ndërpres përdorimin e tyre.
Scott Purdy frikësohet se nëse i ndërpret ato do rikthehet në të mëparshmin përsëri, njofton Klan Kosova.
23 vjeçari thotë se po përdorte Pregabalin e njohur si Lyrica pas një aksidenti në sportin karting.
Ai tha se këto pilula bën atë të humbas tërheqjen e tij seksuale ndaj grave.
Po ashtu ai pranoi se u nda me të dashurën e tij dhe filloi të kërkonte tërheqje nga burrat, njofton Klan Kosova.
"Gjithçka që kam dëshiruar ishte vëmendja e meshkujve kështu që mendova se ishte pak e çuditshme dhe nuk e morra atë vetëm për një rast’’.
"Sapo ndodhi kjo, tërheqja ime seksuale ndaj ish-të dashures time u kthye dhe isha më intime dhe shtazarake dhe përsëri ishte normale''.
''Por dhimbja filloi të rindërtohej dhe kështu fillova përsëri të merrja Pregabalinin'', ka thënë ai, njofton Klan Kosova.