Klay Thompson i Golden States Warriors ka shënuar 19 pikë radhazi në çerekun e tretë të ndeshjes kundër Oklahoma City Thunder.
Ai edhe pse në pjesën e parë shënoi vetëm katër pikë nga katër tentime, në çerekun e tretë hyri për ta shkrirë deficitin e krijuar nga skuadra e tij.
Kështu ai në shtatë minuta lojë, arriti që t’i shënojë të gjitha 19 pikët e Warriors, shkruan ESPN.
Kështu Warrios ka pësuar humbjen e radhës duke çuar rezultatin në ndeshjet totale në 3:1 dhe duke rrezikuar eliminimin nga Konferenca Perëndimore.
Rezultati i mbrëmshëm i këtij takimi ka qenë 118-94 në favor të Thunder, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=ZZRTkYaxCDI
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.