Lajmet e fundit

Çështja e refugjatëve, i ka prekur të gjithë pa dallim.
Sidomos fotografia e vogëlushit Alyan Kurdi, të shtirë me fytyrë në rërë pa shenja jete, transmeton Klan Kosova.
E prekur nga kjo ngjarje është edhe aktorja britanike, Emma Thompson.
Ajo është shprehur se vendi i saj nuk po pranon refugjatë sepse janë racist.
Thompson, mendon se gjërat do të ishin ndryshe nëse njerëzit me nevojë do të ishin “europian të bardhë”.
“Nëse këta persona do të ishin të bardhë, europian dhe do të vinin nga disa diktatura në Bosnjë gjërat do të ishin ndryshe”, është shprehur Thompson.