Pas rikthimit nga Kupa e Botës për Klube në SHBA, ku Bayern u eliminua në çerekfinale nga PSG (0:2), Thomas Müller është përshëndetur për herë të fundit me klubin e zemrës.
Të hënën pasdite, legjenda 35-vjeçare u largua nga “Säbener Straße”, duke i dhënë fund një epoke të lavdishme, transmeton klankosova.tv.
Müller, i cili iu bashkua Bayern-it në vitin 2000 si pjesë e grupmoshës D-Jugend, ka zhvilluar plot 756 ndeshje zyrtare- një rekord për klubinL, dhe ka fituar 33 trofe, më shumë se çdo lojtar tjetër në historinë e futbollit gjerman.
Me përfundimin e kontratës së tij në fund të korrikut, përfundon edhe një kapitull historik në rekord-kampionin e Gjermanisë.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.