Lajmet e fundit

Trajneri i Brazilit, Carlos Dunga, nëpërmjet një konference për shtyp publikoi emrat e 23 futbollistëve që do të përfaqësojnë Selecaon në dy e sfidat e para eliminitore të Botërorit Rusi 2018, që do të zhvillohen në muajin tetor.
Dunga prapë ka lënë jashtë qendërmbrojtësin e Paris Saint Germain, Thiago Silva.
Një zgjedhje disi e çuditshme kjo e Dungës duke parë edhe formën e mirë që po kalon futbollisti 30-vjeçar te kampionët e Francës.
Në dy sfidat, ndaj Kilit në transfertë dhe Venezuelës në shtëpi, Brazili nuk do të mund të mbështetet as te ylli i skuadrës sulmuesi i Barcelonës Neymar, i cili nuk është grumbulluar pasi ka ende edhe dy ndeshje pezullim për të shlyer pas kartonit të kuq që mori përballë Kolumbisë në Kupën e Amerikës.