Lajmet e fundit

Komuna e Mitrovicës është futur në borxhe dhe për këtë Thesari i shtetit ka njoftuar se vlera ka arritur mbi 1.3 milionë euro.
Për këtë situatë kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, po thotë se ka prapavijë politike dhe po i bëhet me qëllim të dëmtimit të tij në zgjedhjet e 17 tetorit.
Në mbrojtje atij i doli edhe ministri i Financave, Hekuran Murati që të shtunën ishte në prezantimin e programit të Bahtirit, njofton Klan Kosova.
Qytetarët dhe shoqëria civile po akuzojnë kreun aktual të komunës, për keq menaxhim të parasë publike dhe që funksionimi në këto rrethana do të jetë i vështirë.