Lajmet e fundit

Festa e ndërrimit të viteve në Kosovë po konsiderohet e qetë për kah aspekti i sigurisë. Sipas Policisë së Kosovës, nuk ka pasur incidente madhore, megjithëse në Mitrovicë në orët e para disa u therrën e disa u arrestuan për këtë rast.
E në Gjakovë, sipas komandantit, Milazim Lumi, nuk ka pasur asnjë lajmërim qoftë për prishje të rendit dhe qetësisë publike apo edhe lëndimeve eventuale. Gjatë natës, policët në Gjakovë shpërndanë 24 gjoba, teksa pas mesnatës 7 të tilla për masat anti-COVID, njofton Klankosova.tv.
Pak incidente kishte edhe në Ferizaj. Në këtë rajon, tre persona u lënduan lehtë me mjete piroteknike, e dikujt tjetër ia dëmtuan xhamin e veturës me plumb qorr.
Hyrja e 2022-tës më qetë sipas zëdhënësit të policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, janë fushatat e vazhdueshme të vetëdijesimit, e poashtu edhe masat kundër COVID-19, sipa tij, ishin faktorë kontribuues që të ketë më pak raste.
Përveç këtyre, në krejt Kosovën u raportua edhe festë me armë zjarri, e disa raste të lëndimeve me mjete piroteknike.