27.08.2016 · përditësuar para 3627 dite1 min lexim
Një mosmarrëveshje mes dy personave ka eskaluar deri në konflikt fizik dhe një i dyshuar ka therur me thikë një mashkull të nacionalitetit shqiptar.
Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:42 njofton policia e Kosovës, derisa nuk tregon nëse është arrestuar dikush për këtë rast.
Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor, njofton Klan Kosova.
Ndërsa njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.