Lajmet e fundit

Një i mitur ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur me thikë.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, i mituri ishte lajmëruar në QKUK për tretman mjekësor pas lëndimeve të marra, transmeton Klankosova.tv.
Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se viktima ishte goditur me thikë nga një i dyshuar mashkull kosovar.
I dyshuari është arrestuar dhe i është gjetur thika e përdorur në rast dhe një elektroshok. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.