Lajmet e fundit

Një person i moshës 25 vjeçare është therur me thikë.
Rasti ka ndodhur në rrugën "Edith Durham" në Prishtinë rreth orës 14:00.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.
"Rreth orës 14 :00, kemi marrë informatën për një person të lënduar në rrugë "Edit Durham" në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që viktima një mashkull rreth 25 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti".