Lajmet e fundit

Një 17-vjeçar është therur me thikë në Prishtinë, sulmi ka ndodhur në rrugën “Gustav Majer”.
Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës ka konfirmuar rastin për Insajderin.
“Rreth orës 19:10 kemi pranuar informatën për një therje me thike në rrugën ‘Gustav Majer’ personi i lënduar mashkull, Sh.P – 17 vjeçar , menjëherë është transportuar për në QKUK”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.