Lajmet e fundit

Kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May ka thënë se është koha për të thënë “mjaft është mjaft” kur është fjala për luftimin e terrorizmit.
“Ne nuk mund dhe nuk duhet të pretendojmë se gjërat mund të vazhdojnë ashtu siç janë”, tha ajo.
May, këto deklarata i bëri, pas sulmit që ndodhi mbrëmë tek Ura e Londrës, në Londër, kur të vrarë mbetën shtatë persona dhe mbi 48 të plagosur, transmeton Klan Kosova.