Theresa May është afër të bëhet liderja e re e Konservatorëve në Britani të Madhe pasi ka fituar edhe përkrahjen e dy ministrave dhe të disa mediave, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.
Michael Fallon dhe Patrick McLoughlin tani thonë se do ta përkrahin Ministren e Punëve të Brendshme.
Ajo ka marrë përkrahje edhe nga shumë deputetë të parlamentit krahasuar me kandidatë të tjerë. Po ashtu thuhet se May ka edhe tre ministra të tjerë brenda qeverisë që e përkrahin.
Ndërsa kandidati tjetër për lider të Konservatorëve, Michael Gove, pritet ta mbajë fjalimin e tij të parë, pasi shpalli kandidaturën të enjten.
Stephen Crabb, Andrea Leadsom dhe Liam Fox, janë pretendentët e tjerë për t’u bërë udhëheqës të Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht kryeministër i ardhshëm i Britanisë së Madhe.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.