Al Hilal e ka finalizuar transferimin e mbrojtësit të majtë, Theo Hernández.
Hernandez u transferua nga gjiganti italian AC Milan, për një shumë prej 25 milionë eurosh.
Klubi arab dhe “Rossonerët” kishin arritur marrëveshjen që disa javë më parë, ndërsa tashmë gjithçka është zyrtarizuar, transmeton Klankosova.tv.
Francezi, i cili ka qenë një nga pikat kyçe te "Rossonerët" në vitet e fundit, i bashkohet trajnerit Simone Inzaghi në Arabinë Saudite, duke i dhënë fund aventurës së tij në Serie A.
Ai pritet të jetë një nga yjet e radhës që i bashkohen projektit ambicioz të Al Hilal, klub që ka investuar fuqishëm për të ndërtuar një skuadër konkurruese në nivelet më të larta.
Mbrojtësi njihet për shpejtësinë, depërtimet dhe lojën sulmuese nga krahu i majtë, ka fituar zemrat e tifozëve kuqezi që nga transferimi i tij nga Real Madrid në vitin 2019.
27 vjeçari, tani do të nis një kapitull të ri në futbollin arab, ku tenton të shkëlqejë edhe në kampionatin saudit.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.