Për dikë thëniet mund të ndihmojnë shumë.
Kjo pasi ato pasurojnë mendjen e njeriut, duke u inspiruar për shumë gjëra në jetë, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë ua sjellim disa nga më të ndryshmet:
Kam mësuar që njerëzit do ta harrojnë çfarë the dhe çfarë bëre, por kurrë se si i bëre të ndihen - Maya Angelou.
Para se t’i vendosësh përgjegjësi dikuj, më mirë është t’i japësh besim për ta ndihmuar - Booker T Uashington.
Çfarëdo që mendja e njeriut mund të konceptojë dhe besojë, mund ta arrijë - Napoleon Hill.
Kam gabuar në 9000 gjuajtje në karrierën time. Kam humbur 300 ndeshje. 26 herë më është besuar gjuajtja e fundit dhe e kam gabuar. Kam dështuar mijëra herë në jetë dhe kjo është arsyeja pse arrita të kem sukses - Michael Jordan.
Mos u përpiq të kesh sukses, por përpiqu të jesh një vlerë - Albert Einstein.
Gjëja më e vështirë është vendimi për të vepruar, pjesa tjetër është thjesht këmbëngulje - Amelia Earhart.
Përcaktimi i qëllimit është fillimi i arritjes - Clement Stone.
Çdo lëvizje më sjell më afër qëllimit tim - Babe Ruth.
Jeta nuk është të marrësh dhe të kesh, është të japësh dhe të jesh - Kevin Kruse.
Jeta është ajo çka të ndodh ndërkohë që ti je i zënë duke bërë plane të tjera - John Lennon.
Ne bëhemi çfarë mendojmë - Earl Nightingale.
Jeta është 10% ajo që më ndodh mua, dhe 90% se si unë reagoj - Charles Suindoll.
Mënyra më e zakonshme se si njerëzit i dorëzojnë fuqitë e tyre është se mendojnë që nuk kanë - Alice Walker.
Mendja është gjithçka. Çfarë mendon bëhesh - Buda.
Koha më e mirë për të mbjellë një pemë është para 20 vitesh. Koha e dytë më e mirë është tani - Proverbë kineze.
Një jetë e pakontrolluar nuk ia vlen të jetohet – Sokrati.
80 përqind e suksesit është të tregosh që vlen – Woody Allen.
Jeta jote është e limituar, kështu që mos e shpenzo duke jetuar jetën e dikujt tjetër - Steve Jobs.
Çdo fëmijë është artist. Problemi është si të vazhdosh të mbetesh artist kur rritesh - Picasso.
Ti e bën ditën tënde ose ajo të drejton ty - Jim Rohn.
Çfarëdo që e mendon ta bësh apo e ke ëndërr, filloje. Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda - Johann Volfgang von Goethe.
Hakmarrja më e mirë është suksesi masiv - Frank Sinatra.
Shko me besim drejt ëndrrave tua. Jeto jetën që kishe imagjinuar - Henry David Thoreau.
Kur të takoj Zotin në fund të jetës sime, shpresoj të mos më ketë ngelur asnjë pikë talent dhe t’i them, e përdora të gjithë atë që më dhe - Erma Bombeck.
Shumë gjëra t’i kap syri, por ndiq ato që të kap zemra - Proverb indiane.
Beso që mundesh dhe je në gjysmë të rrugës - Theodore Roosvelt.
Rrëzohu 7 herë dhe ngrihu 8 - Proverb japoneze.
Çdo gjë ka bukuri, por jo të gjithë kanë sy të shohin - Konfuci.
●●●
BSHKRIMI NGA
backup
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.