Lajmet e fundit

Themeluesi i Playboy, Hugh Hefner, raportohet se po përballet me ca probleme serioze shëndetësore.
90-vjeçari vuan nga humbja ekstreme e peshës dhe është më i dobët se kurrë më parë.
“Njerëzit e tij të afërt po përpiqen që ta mbajnë nën kontroll. Madje të duhet ta nënshkruash një marrëveshje konfidencialiteti për të shkuar lartë tek ai”, u shpreh një burim i afërt me ta, transmeton Klan Kosova.
Por një përfaqësues i playboy i mohoi këto akuza, duke thënë: “Hugh Hefner është mirë. Nuk është sekret që në këto vite të fundit ai ka vuajtur nga dhimbjet e shpinës, dhe kjo e ka bërë më sfiduese për të që të qarkullojë, por në moshën 90 vjeçare ai po e shijon jetën e tij dhe është ende shumë i përfshirë në aktivitetet e përditshme të redaktimit të revistës”.