Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, hodhi poshtë komentet e bëra nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili tha se rrjeti social ka qenë gjithmonë kundër tij, transmeton Klan Kosova.
Presidenti, përmes një postimi në Twitter, e akuzoi Facebook-un për “fshehtësi” dhe e cilësoi atë “anti-Trump”.
Ai e bëri të njëjtën kërkesë edhe për gazetat New York Times dhe Washington Post.
Facebook do të dorëzojë së shpejti mbi 3,000 reklama politike te hetuesit e kongresit, të cilët po hetojnë ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, vitin e kaluar.
Facebook beson se reklamat mund të jenë blerë nga njësite ruse gjatë dhe pas garës presidenciale.
Duke iu përgjigjur kritikave të Trumpit, me një postim në Facebook, Zuckerberg mohoi se ka anuar dhe tha se ka bërë përpjekje të krijojë “një platformë për të gjitha idetë”.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.