Lajmet e fundit

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, me qëllim të eliminimit të kërcënimeve të sigurisë, kanë nënshkruar Protokollin mbi themelimin e Task - Forcës së Përbashkët.
Nënshkrimi i këtij Protokolli u bë nga drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe ai i Policisë së Maqedonisë së Veriut, SashoTasevki.
Ky protokoll u nënshkrua në kuadër të marrëveshjes mes të dy qeverive përbashkëpunim policor.
Me këtë rast, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa tha se nënshkrimi i këtij protokolli në mes të dy vendeve është një vazhdimësi e bashkëpunimit shumë të mirë që Kosova dhe Maqedonia e kanë në fushën e sigurisë.
“Kosova dhe Maqedonia kontribuojnë në ngritjen e sigurisë, me qëllim të krijimit tënjë ambienti më të sigurt për rajonin. Të dy vendetpo bëhen model i bashkëpunimit, i cili duhet të zgjerohet tutje në rrafshin e bashkëpunimit rajonal edhe me shtetet tjera”, theksoi Mustafa.
Task-Forca e përbashkët ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit të drejtpërdrejt në mes të dy vendeve për të eliminuar rreziqet e ndryshme për rendin dhe sigurinë publike, luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimeve tej-kufitare.