Lajmet e fundit

Në Prishtinë sot është lansuar Fondi Kosovar për Garantimin e Kredive.
Në ceremoninë e themelimit të këtij fondi po marrin pjesë kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa, ambasadori amerikan Greg Delawie, ajo e Gjermanisë, Angelika Veits, dhe Guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës Bedri Hamza.
Fondi Kosovar për Garantimin e Kredive është një institucion vendor i pavarur dhe i qëndrueshëm, i cili do t’u lëshojë garanci të pjesërishme të kredive institucioneve financiare, duke rritur në këtë mënyrë qasjen në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë.
Themelimi i këtij institucioni është bërë nga USAID në partneritet me Qeverinë e Kosovës dhe donatorët tjerë, njofton Klan Kosova.