Lajmet e fundit

Shkencëtarët besojnë që e kanë gjetur një mënyrë që ta drejtojnë sistemin imunitar në mënyrë që të ‘vritet ’ kanceri.
Hulumtuesit e Universitetit College në Londër, kanë zhvilluar në mënyrë për të gjetur shenjat unike brenda një tumori - “thembrën e Akilit ” tek kanceri – që lejon trupin që të etiketohet nga kjo sëmundje.
Por kjo metodë që është publikuar në revistën Science, do të jetë e shtrenjtë dhe nuk është provuar ende tek ndonjë pacientë.
Ekspertët janë shprehur se kjo ide ka shumë kuptim mirëpo mund të jetë e komplikuar në realitet.
Megjitatë studiuesit që puna e tyre është mbështetur nga Cancer Research në Britani të Madhe, besojnë që zbulimi i tyre mund të jetë bazë për trajtime të reja dhe shpresojnë që ta provojnë tek pacientët në këto dy vitet e ardhshme.