Lajmet e fundit

Policia në Maldive ka arrestuar kryetarin e Gjykatës Supreme të vendit, përderisa kriza politike në këtë vend po thellohet.
Kryetari Abdullah Saeed dhe një gjykatës tjetër, Ali Hameed, janë arrestuar disa orë pasi qeveria kishte deklaruar gjendje emergjente në këtë shtet.
Detajet rreth arrestimit dhe akuzave potenciale ende nuk janë bërë të ditura.
Kriza në Maldive nisi kur presidenti AbdullahYameen refuzoi të përmbush një urdhër të gjykatës për t’i liruar të arrestuarit politik.
Veprimi i qeverisë është dënuar nga opozita si dhe nga ndërkombëtarët.