Lajmet e fundit

‘’The Vegetarian’’, një roman që ka të bëjë me një grua e cila dëshiron të refuzojë brutalitetin e njeriut, ka fituar Çmimin Ndërkombëtar Man Booker 2016.
Libri është përkthyer nga Deborah Smith, e cila vetëm sa kishte filluar ta mësonte veten në gjuhën koreane në 2010, njofton Klan Kosova.
Duke komentuar këtë kryetari i panelit të jurisë, Boyd Tonkin tha se Autorja e Koresë së Jugut Han Kang ishte e paharrueshme, e fuqishme dhe origjinale.
Dyshja lanë prapa me konkurrencë shkrimtarin turk Orhan Pamuk, shkrimtaren italiane Elena Ferrante, Angola Wordsmith, Jose Eduardo Agualusa, autorin kinez Yan Lianke dhe romancierin austriak Robert Seethaler.
Smith, gjuha e vetme e së cilës ishte angleze, derisa ajo mbushi 21 vjet, ka vendosur që të jetë një përkthyese duke përfunduar studimet e Literaturës Angleze por që më pas të vëreje se ka mungesë të përkthyesve anglezo-korean.
‘’Gjuha koreane, është një zgjedhje e imja çuditërisht e qartë, për shkak se ajo është një gjuhë të cilën praktikisht askush ende nuk e ka studiuar në vend’’, tha britanikja, njofton Klan Kosova.