Victoria Beckham ka zgjedhur një formë të veçantë për të përkrahur financiarisht komunitetin LGBTQ, në muajin e Krenarisë.
Ylli 48-vjeçar është ‘ribashkuar’ me grupin ‘’The Spice Girls’’, mirëpo kësaj here përmes rrjeteve sociale, ku kanë nisur një fushatë për mbështetjen e martesave të të njëjtit seks.
Ato kanë lansuar bluzat që përmbajnë mbishkrimin ‘’Krenare dhe dua që të më duan’’, dhe duke i shpërndarë në Instagram dhe Twitter, secila anëtare po kontribuon në mbledhjen e parave për të pastrehët e të rinjve LGBTQ.
Beckam-it iu bashkëngjiten Geri Horner, Melanie Chisholm, Emma Bunton dhe Melanie Brown.
'’Krenaria për mua është një festë e të qenit plotësisht vetvetja dhe kjo bluzë është rikujtim i kësaj’’, ka shkruar Victoria në Instagram, shkruan Dailymail, përcjell Klankosova.tv.
"Bëhu vetvetja, kushdo që të jesh", ishte mbishkrimi i anëtares tjetër të grupit të famshëm, ‘’The Spice Girls’’.
Victoria Beckham u largua nga Spice Girls në vitin 2001. Por ajo u bashkua me to për një performancë të veçantë në 2012 në ceremoninë e përmbylljes së Lojërave Olimpike.
Anëtaret e tjera të bendit, Brown, Bunton, Horner dhe Chisolm shkuan në një turne rikthimi në vitin 2019, por Beckham nuk u bashkua me to, pasi sipas saj, pati angazhime të punës dhe familjes.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.