Lajmet e fundit

Çdo ditë në orën 16:00 në kinemanë ABC në ekranin 2D shfaqet filmi i animuar “The Ribbit”.
Personazh i filmit është Ribiti një bretkë me problem identiteti.
Ndryshe nga bretkocat e tjera, ai nuk ka qejf të kërcejë dhe ka frikë nga uji.
Kështu, ai ka shumë pyetje për jetën.
Së bashku me shokun e tij, ketrrin fluturues, ai niset në një udhëtim për ta gjetur të vërtetën, dhe vendin e tij në botë.
Hutimi bëhet më i madh kur bretkun e hipnotizojnë dhe ai mendon që është njeri i mbyllur në trupin e bretkocës.
Në fund, Ribiti e kupton se të jesh bretkocë nuk është gjë e keqe dhe që të dashurën e ka pasur aty pranë.
Në rolet kryesore në këtë film në regji të Chuck Powers luajnë : Sean Astin, Tim Curry, Rusell Peters
Më poshtë mund ta shihni trajlerin e "The Ribbit"