Në Teatrin e Gjilanit, sonte nga ora 20:00 jepet premiera e shfaqjes "The Public Eye” nga autori britanik Peter Shaffer, me regji nga Shkëlzen Berisha.
Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Ali Demi, Djellza Dema, Art Pasha.
"The Public Eye” është shfaqje intriguese që sjell humor, mister dhe reflektim filozofik mbi marrëdhëniet njerëzore. Përplas ndjenjat më të forta të njeriut dashurinë, xhelozinë dhe dyshimin.
Në qendër të ngjarjes është një martesë që s’është aq e shenjtë sa duket, dhe një detektiv që tejkalon kufijtë e profesionit të tij, duke u shndërruar në një figurë alegorike – “dreqin” e dyshimit. Detektivi nuk është thjesht personazh, por një forcë metaforike që i shuan iluzionet, ndez dyshimet dhe i kthen sekretet në art.
Repriza e shfaqjes do të jepet nesër në po të njëjtën kohë dhe vend./Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.