Lajmet e fundit

Libri i autorit të famshëm, Nicholas Sparks që më pas u shndërrua në film tani do të kalojë në një fazë tjetër, do të vizuelizohet në serial.
Filmi u lansua në vitin 2004, dhe tani rrjeti televiziv CW nga SHBA ka konfirmuar se është në fazën e hershme të një version televiziv për serial.
Presidenti i CW, Mark Pedowitz tha për EW.com se është lumtur se do ta realizojnë këtë projekt.
"Unë mezi arrij të besoj se ne do të kemi mundësi të shohim se si është bërë çifti i vjetër”.
"Kjo seri do të ndjekë udhëtimin romantik të dy karaktereve të dashura Noeun dhe Allie, në lulëzimin e dashurisë së tyre dhe si ata ndërtojnë jetën e tyre dhe të ardhmen e tyre së bashku kundër sfondit të politikës racore, pabarazisë ekonomike dhe zakonet sociale të Luftës së Dytë Botërore, pas viteve 1940 në Karolinën e Veriut. "