Lajmet e fundit

Aktori i famshëm australian Liam Hemsworth u pa në tapetin e kuq për premierën e filmit të tij të fundit.
‘’The dressmaker’’ një film që ka të bëjë me një grua të sofistikuar që kthehet në qytetin e saj të vogël për të kërkuar ndëshkimin e atyre të cilët larguan atë si fëmijë duke e akuzuar kërkuar ndëshkimin kundër atyre që akuzonin fëmijët për vrasje, transmeton Klan Kosova.
Vendosur ngjarjen në vitin 1950 në këtë film luan edhe aktorja britanike Kate Winslet si një nga personazhet kryesore që përshkruan disa nga aspektet më të dëmshme të sjelljeve njerëzore përmes banorëve të qytetit.
Në rolin e Tilly-të, do të jetë rrobaqepsëse që ka punuar për shtëpitë e mëdha të modës së Parisit, e përmes ftësive të saj ajo ofron veshje për banorët e një qyteti australian në këmbim të informacionit të asaj se cfarë kishte ndodhur kur ajo kishte qenë fëmijë, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa për të gjithë ata që gjenden në Australi, filmi do të shfaqet më 29 tetor.