Lajmet e fundit

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaqi u premtoi qytetarëve të Gostivarit se do të bëhet ligji për falje të borxheve.
Thaqi tha se për këto 15 vjet, shqiptarët në mënyrë të padrejtë kanë hyrë në borxhe të cilat arrijnë 1,7 miliardë dollarë amerikanë.
“Ne kemi plan të saktë për të dal prej kësaj situate, këto 15 vite ndoshta ishin vitet më të këqija për shqiptarët e Maqedonisë” ka thënë Thaqi.
Ndër të tjera është bërë e ditur që për zgjedhjet e 11 dhjetorit, PDSH-në po e përkrah edhe Republikani nga SHBA-të Heni Xhons, njofton Klan Kosova.
Kronikë nga Enis Reçica