Lajmet e fundit

Dita e Falënderimeve është festuar edhe në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Madje organizata Amerikane ”The Ideas Partnership” mblodhi një grup vajzash të komunitetit rom, ashkali e egjiptas për të festuar këtë ditë që festohet të enjten e fundit të nëntorit edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për këtë grup vajzash kjo ditë u shënua me plotë aktivitete të ndryshme.
Për Amerikanët darka është pjesa kryesore e festimeve.
Ushqim me bollëk u përgatit edhe për vajzat e këtyre komuniteteve në Fushë Kosovë.
E në fund të ditës u shpërndan edhe dhurata.
Kronikë nga Flutra Nushi.