Lajmet e fundit

Shumë drunj në kryeqytet janë tharë.
Ka prej tyre që janë mbjellë tash e 3 vite por nuk përparuan kurrë.
Disa të tillë janë në lagjen “Dardania" por edhe në rrugën magjistrale Prishtinë – Fushë Kosovë.
As drunjtë dekorativë nuk përparuan kurrë, e mbetën vetëm sa për të zënë një vend.
Pavarësisht ujitjes dhe kujdesit që kanë pasur gjelbërim nga ta nuk u bë.
Fidanët mund të thahen për shumë arsye, e këtë e tregon edhe Mehdi Bresilla njohës i këtyre problematikave.
Këta drunj dekorativë, nuk janë mbjellë nga Hortikultura, por nga organizata të ndryshme.
E komuna do të intervenojë që t’i largojë.
https://www.youtube.com/watch?v=ZDGUS3N-ZGA