17.02.2023 · përditësuar para 1195 dite1 min lexim
Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit e ish-kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli, pikërishtë në ditën e shpalljes së pavarësisë.
“Urdhërohet vazhdimi i ndalimit të z. Thaçi”, thuhet në njoftimin e Speciales.
“Të paraqesin supozime për shqyrtimin e radhës të paraburgimit të z. Thaçi jo më vonë se e hëna, 27 mars 2023, me përgjigjen pas afatit kohor të përcaktuar në nenin 76”.
“Urdhëron Mbrojtjen e Thaçit që të dorëzojë një version publik të redaktuar të përgjigjes së Thaçit ose të kërkojë riklasifikimin e saj si publike jo më vonë se të premten, 3 mars”, thuhet në njoftimin e Speciales, transmeton Klankosova.tv.
I njëjti njoftim është bërë edhe për rastin e ish-kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli.
Kujtojmë se ish-presidenti Hashim Thaçi, në 17 shkurtin e vitit 2008 ka qenë lexues i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
B
SHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.