Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme ka dekretuar tre projektligjet që i japin mandat ushtarak Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Pas aktit ceremonial, i pari i shtetit uroi kadetët dhe komandantin e FSK-së, që i kishte ftuar në zyrë. E pas tyre, falënderoi vendet aleate të Kosovës, dhe enkas Amerikën, rreth mbështetjes për ushtrinë.
Pasi e kreu dekretimin, ai shkoi ta takojë familjen e presidentit Ibrahim Rugova, Thaçi po ashtu një falënderim e respekt të veçantë pati edhe për Rugovën.
Kronikë e përgatitur nga gazetari Besnik Tahiri.