Lajmet e fundit

Themelimin e Gjykatës Speciale në Kosovë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e sheh si një vendim me vend.
“Vendimin për themelimin e gjykatës ka qenë një vendim i drejtë, i përgjegjësisë së lartë shtetërore”.
Këto fjalë Thaçi i tha si i ftuar në Forumin e organizatës joqeveritare FOL “Fol Hapur”.
Ai nuk dëshiroi të flas për tranzicionin në partinë të cilin e udhëhoqi për 17 vjet, PDK, duke thënë se për të folur për këso çështje duhet të ftohen liderët e partive politike. Por, ai procesin e zgjedhjes së Kadri Veselit në krye të PDK-së, e vlerësoi si shumë demokratik.
“Uroj që t’i ftosh liderët e partive politike, tani PDK-ja ka liderin e ri, që u zgjodh me zgjedhjet demokratike që janë model për të gjithë. E nëse më pyet a do të kthehem ndonjëherë në parti unë do ta kthej që jo”, është përgjigjur Thaçi.