Edhe Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Kosova e mbështetë fuqishëm vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës për të sulmuar caqet ushtarake mbi Siri, njofton Klan Kosova.
“Sulmet kimike kundër popullatës civile janë veprime çnjerëzore, të cilat duhet të marrin fund. Ne jemi të bindur se vlerat perëndimore dhe civilizuese do të ngadhënjejnë përballë çdo regjimi”, shkruan Thaçi në profilin e tij në Facebook.
“Kosova fuqishëm mbështet përpjekjet e shteteve perëndimore për t'i dhënë fund regjimit të Assadit dhe luftës në Siri”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.