Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga të gjitha autoritetet që viktimat e krimit të trajtohen me profesionalizëm dhe dinjitet duke ruajtur jetën private të tyre.
Këto deklarime Presidenti Thaçi i dha në konferencën e hyrëse të mbajtur me rastin e shënimit të javës së viktimave të krimit në vend, njofton Klan Kosova.
Gjatë fjalimit të tij Presidenti Thaçi, ka thënë se thirrja e popullit të Kosovës për të ndërtuar një ardhëmri si një vend i lirë e i sigurt, është orientuar qartë që nga shpallja e pavarësisë.
Sipas Thaçit, qëllimi është funksionalizimi i së drejtës dhe kompensimi i viktimave të krimit.
‘’ Në vazhden e masave të shumta qe ka mar Republika e Kosovës, është edhe nxjerrja e ligjit për kompenzimin e viktimave të krimit.Qëllimi është funksionalizimi i së drejtës dhe kompensimi i viktimave të krimit’’ ka përfunduar Presidenti Thaçi, njofton Klan Kosova.