Presidenti i sapozgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar në llogarinë e tij në Facebook se sot ishte për vizitë tek familjet e dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha në Gjilan, njofton Klan Kosovfa.
Thaçi dy dëshmorët i ka vlerësuar si “dy prej figurave qendrore të përpjekjeve të pareshtura të popullit tonë për liri e pavarësi”.
“Rexhepi dhe Nuhiu ishin të papërkulur me qëndrimet e tyre atdhetare”, ka shkruar Thaçi.
Presidenti i ri thotë se “veprat e tyre vazhdojnë të na frymëzojnë në angazhimin tonë për të ardhmen e Kosovës”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.