Lajmet e fundit
I pari i shtetit ka thënë se Forcat e Armatosura të Kosovës do të jetë forcë multientike dhe e ndërtuar sipas standardeve dhe brenda vitit do ta kenë zyrtarisht statusin dhe funksionin të qartë

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës duhet të ndodhë në të ardhmen e afërt.
Ai ka deklaruar se është e rëndësishme që të gjitha institucionet të punojnë fort në këtë proces, në mënyrë që FAK-u të jetë forcë e ndërtuar sipas standardeve, njofton Klan Kosova.
"Institucionet duhet të përfundojnë të gjitha përgatitjet për përfundimin e transformimit të FSK-së në FAK. Do të punojmë në krijimin e një force ushtarake multietnike sipas standardeve".