Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hasim Thaçi, me rastin e Ditës së Falenderimeve ka uruar sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry.
"Me rastin e Ditës së Falënderimeve shfrytëzoj rastin për të shprehur konsideratën më të lartë për popullin dhe qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si vend i vlerave të lirisë, demokracisë dhe vend i ndikimit global për mbrojten, krijimin dhe ruajtjen e paqes", ka shkruar Thaçi në urimin e tij.
Ai po ashtu ka shprehur falenderimin e thellë për kontributin e madh dhe historik të SHBA-së për Kosovën dhe qytetarët e saj.