Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi e ka uruar kryeministrin shqiptar Edi Rama për fitoren e kombëtares shqiptare të futbollit për fitoren kundër Armenisë dhe për kualifikimin për në kampionatin europian që do të mbahet në Francë në vitin 2016.
“Sapo telefonova kryeministrin Edi Rama dhe e përgëzova për suksesin historik të kombëtares kuq e zi. Urova që kombëtarja shqiptare të vazhdojë me paraqitje dinjitoze edhe në Evropianin 2016 në Francë, ku ajo pa dyshim do të ketë mbështetje të fortë edhe nga tifozët e zjarrtë shqiptarë në diasporë”, ka shkruar Thaci në Facebook.