Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar atë të Shqipërisë, Ilir Metën, pasi ky i fundit dha betimin si president i shtetit shqiptar.
Thaçi, përmes një postimi në Facebook, u shpreh i bindur se Meta do t’i shërbejë frymës së konsensusit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional dhe gjithë shqiptarë.
Ai tha se është i gatshëm që si president i Republikës së Kosovës të bashkëpunojë në thellimin e marrdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore mes Kosovës dhe Shqipërisë.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.606015099468853.1073741830.215598455177188/1570050153065338/?type=3&theater