Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar shtetin e Kosovës që pas një pune disavjeçare ka arritur të anëtarësohet në Egmont Group, njofton Klan Kosova.
“Kjo është një e arritur e rëndësishme në nivel ndërkombëtar për subjektivitetin tonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Egmond Group është organizatë që bashkërendon përpjekjet e vendeve kundër pastrimit të parave, krimit financiar dhe financimit të terrorizmit.
“Ky anëtarësim dëshmon se vendi ynë i ka përmbushur standardet më të larta në këtë sektor dhe i përgëzoj të gjitha institucionet shtetërore që u angazhuan për të bërë të mundur këtë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.