Lajmet e fundit

Presidenti Hashim Thaçi ka uruar francezët për Ditën e Bastijës e cila u shënua edhe në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
“Me miq të shumtë francezë, Ditën e Bastijës e shënuam edhe në Prishtinë. Revolucioni francez ishte fillimi i ndryshimeve rrënjësore botërore”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

“Porosia që kishte dhënë Parisi ishte bërë mesazh dhe aspiratë për shumë popuj. Liria, barazia dhe vëllazëria u bënë dëshira të të gjithë popujve liridashës dhe mbi frymën e tyre u ndërtuan shumë shtete e shoqëri”.
“Këto vlera ishin në thelb edhe të aspiratës sonë, që të jemi të lirë në shtetin tonë dhe të barabartë me vendet e tjera. Ato nuk i përkasin vetëm historisë, por edhe të sotmes dhe të ardhmes”.