Lajmet e fundit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, me ftesë të homologut turk, Recep Tayyip Erdogan, sot ka marrë pjesë në hapjen solemne të aeroportit të ri të Stambollit.
Thaçi e ka bërë të ditur këtë përmes rrjetit social Facebook, ku ka thënë se e ka uruar homologun e tij, Erdogan për hapjen e aeroportit i cili pritet të shndërrohet në aeroportin më të madh në botë.
"Me liderë shtetesh në përurimin e Aeroportit të Ri të Stambollit, i cili pritet të shndërrohet në aeroportin më të madh në botë.
Në emër të qytetarëve të Kosovës, presidentin Erdoğan e urova edhe për Ditën e Republikës së Turqisë.
Pjesë e ceremonisë së hapjes së këtij aeroporti kanë qenë krerë shtetesh dhe kryediplomatë nga vende të ndryshme të botës.
