Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Thaçi ka shkruar në facebook, se duke dëshmuar bamirësinë dhe tolerancën pa dallime mbështesin njëri-tjetrin dhe ecin përpara, njofton Klan Kosova.
''Besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Fitër Bajramit, të cilës i gëzohemi bashkë me më të dashurit tanë. Duke dëshmuar bujarinë tonë, bamirësinë, tolerancën, fisnikërinë dhe çdo vlerë të shoqërisë sonë, duke i forcuar dhe besuar në to, ne e mbështesim njëri-tjetrin, përkujdesemi për njëri-tjetrin dhe bashkërisht, pa dallime, ecim përpara! HTH''.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.