Lajmet e fundit

Për nder të ‘Ditës së Mësuesit’, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka shprehur urimet e tij përmes një statusi në Facebook, duke thënë se 7 Marsi është datë e shënuar në historinë e shkollës shqipe, njofton Klan Kosova.
“Dita Mësuesit, 7 Marsi është datë e shënuar në historinë e shkollës shqipe. Aq më shumë këtë ditë kujtojmë me respekt dhe nderim mësues e pedagogë që kontribuan në kultivimin e identitetit kombëtar dhe edukimin e brezave me vlera shkencore, kulturore dhe humanitare. Gjithë personelit arsimor në Kosovë dhe kudo ku frymon shkolla shqipe i shpreh urimet më të mira dhe konsideratën e lartë për punën e tyre. HTH”, ka shkruar më tej Thaçi.